Ambasada shqiptare mbrëmjen e djeshme organizoi një festë me rastin e përvjetorit të 104 të shpalljes së pavarësisë ku morën pjesë shumë fytyra publike nga politika dhe arti. Ndër to ishte edhe Era Istrefi bashkë me Ledri Vulën dhe menaxherin e saj Faton Shoshi. Me ta bëri një foto edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Në një postim të tij ai ka shkruar: “Ledri dhe Era më siguruan që hitet nuk do të mungojnë edhe vitin e ardhshëm.”