Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar… 25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës  25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë! 25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive. 25/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ushqimet që duhet të konsumoni nëse keni probleme me kujtesën

29/11/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Ushqimet që duhet të konsumoni nëse keni probleme me kujtesën

Janë disa ushqime të rekomanduara të cilat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në përmirësimin e kujtesës tonë.
Ekspertja britanike, Cassandra Barns ka zbuluar 6 ushqimet që ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës.





Salmoni

Peshqit e yndyrshëm, si salmoni, janë të pasura me acide yndyrore omega 3, të quajtura DHA. Kjo lëndë ushqyese është shumë e rëndësishme për funksionimin e trurit. Studime të ndryshme kanë treguar se furnizimi me këtë lëndë ushqyese ndihmon në përmirësimin e kujtesës dhe rritjen e koeficientit të inteligjencës tek fëmijët. Salmoni është gjithashtu i pasura me vitaminat B, përfshirë këtu edhe vitaminën B12, e cila është e rëndësishme për mbajtjen e shëndetshme të nervave dhe qelizave të trurit. “Është me të vërtetë një super ushqim për trurin” thotë znj. Barns.


Farat e kungullit

Ato janë një nga burimet më të mira të zinkut, i cili është jetësor për funksionin e njohjes – aftësia jonë për të menduar, mësuar dhe arsyetuar. Farat e kungullit janë gjithashtu të pasura me magnez, që ndihmon në transmetimin e sinjaleve nervore në të gjithë trupin, si dhe acide yndyrore dhe proteina të rëndësishme për trurin.

Vezët

Veza është një ushqim fantastik për shumë arsye – jo vetëm për trurin. Të verdhat e vezës janë të pasura me kholine, një substancë e ngjashme me vitaminat që shërben si mbrojtëse për fibrat nervore, përfshirë edhe trurin. Kjo substancë mund të përdoret gjithashtu për të prodhuar neurotransmetuesin acetykholine, që është i rëndësishëm për memorien dhe të mësuarin. Vezët janë edhe burim i mirë i vitaminave B dhe hekurit, që mbështesin sistemin nervor dhe aftësitë njohëse.

Algat e detit

Ushqimi i preferuar i japonezëve njihet për përmbajtjen e lartë në minerale, sidomos jod, që është shumë e rëndësishme për shëndetin. Ashtu si magnezi, edhe jodi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e sistemit nervor dhe, ashtu si zinku, mbështet funksionin njohës.

Çokollata e zezë

Çokollata mund të jetë gjithashtu një ushqim i mirë për trurin. Së pari, për shkak të kakaos, i cili është i pasur me flavonoide. Këto substanca bimore mendohet se kanë një efekt të fuqishëm antioksidues – edhe për trurin. Studime të ndryshme kanë treguar se ato ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjes së alcajmerit. Përveç kësaj, kakao është i pasur edhe me magnez, hekur dhe zink, që luajnë një rol kyç në sistemin nervor. “Duhet të shmangni çokollatat me përmbajtje të lartë sheqeri, pasi ato mund t’i bëjnë më shumë dëm se mirë trurit”, paralajmëron znj Barns.

Boronicat

Studimet kanë treguar se konsumi i boronicave është i rëndësishëm sidomos në moshë më të vjetër. Ato janë të pasura me polifenolë, që sigurojnë mbrojtje kundër stresit oksidativ dhe inflamacionit, që mund të çojnë në dëmtim të trurit.

Tags: probleme me kujtesenUshqime
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
Skandal në Spitalin Psikiatrik të Tiranës/ Vajzat tallen me të sëmurën e gjorë, studenti i mjekësisë filmon ngjarjen (VIDEO)

Skandal në Spitalin Psikiatrik të Tiranës/ Vajzat tallen me të sëmurën e gjorë, studenti i mjekësisë filmon ngjarjen (VIDEO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera