Në fund të muajit shumica prej jush mbeten pa para, ose rroga është harxhuar e gjitha. Ekspertët e Business Insider, sugjerojnë disa këshilla si t’i ruani të ardhurat tuaja, pa vështirësi:
1. Bëni një listë të gjërave që doni
Ju e dini shumë mirë se çfarë ju duhet për të blerë. Shënoni vetëm gjërat kryesore dhe mos mendoni të blini gjëra të panevojshme, sepse vetëm do i prishni punë vetes me harxhimet e tepërta.
2. Nëse keni makinë, mundohuni të mos e përdorni çdo ditë të javës
Edhe pse makina në ditët e sotme është një domosdoshmëri, duhet të tregoni kujdes, sidomos në ditët që jeni afër fundit të muajit. Nëse keni mundësi për të përdorur transportin publik, ose nëse distanca nuk është e madhe, ecni në këmbë ose përdorni biçikletën.
3. Gatuani më shumë në shtëpi
Intv.al shton se gatimi në shtëpi jua ul koston e harxhimit. Nëse shkoni shpesh nëpër restorante të ardhurat tuaja do shkojnë drejt fundit dhe do mbeteni pa asgjë në fund të muajit.
4. Mos dilni shpesh
Nëse ju ftojnë për të dalë për të pirë diçka jashtë, mos shkoni. Ju e dini se nësë do dilni do harxhoni dhe fundi i muajit është pranë. Mos mendoni vetëm një natë, sepse të tjerat mund t’ju gjejnë në situatë jo të mirë ekonomike.