Prezantuesja seksi Einxhel Shkira ka festuar këto ditë përvjetorin e lindjes, ndonëse as në tortë, statuse e urime nuk shënohet se sa vjeçe ka mbushur. Themi këto ditë sepse festa për Einxhel dhe mikeshat e saj ka nisur 5 ditë më parë në Tiranë, në një nga ‘club’-et më të famshme në kryeqytet. Më pas ajo është nisur bashkë me shoqet drejt Malit të Zi. Einxhel dhe grupi janë vendosur në një resort luksoz në Budva, teksa janë argëtuar më pas në diskotekat e këtij qyteti. Një ditëlindje për të cilën prezantuesja duket se ka shpenzuar shumë por edhe e ka shijuar gjithaq. Aktualisht bukuroshja e dikurshme e Intv nuk shfaqet në ndonjë ekran por me siguri nuk do ta jetë e largët dita që do e shohim sërish në prezantim.