Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Philip Morris” do të ndalë prodhimin e cigareve, ja cila është arsyeja

01/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Philip Morris” do të ndalë prodhimin e cigareve, ja cila është arsyeja

“Philip Morris International”, kompania më e madhe e duhanit në nivel global, ka njoftuar faktin se mund të nisë ndalimin gradual të shitjes së cigareve, pas lançimit të produktit të ri “Iqos” në tregun britanik.





“Duhet të shohim padyshim drejt së ardhmes, kur Philip Morris të mos nxjerrë në shitje cigare në treg”- ka deklaruar Martin Inkster, administrator i deleguar i “Philip Morris” në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

“Philip Morris” është gati të braktisë gradualisht prodhimin e cigareve, pas presioneve të ushtruara prej rregullave me të cilat përballet industria e duhanit. Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuara ka hedhur poshtë një padi të kompanisë shumëkombëshe kundër ndalimit të marketingut.


Gjatë dekadës së fundit, “Philip Morris” ka investuar 3 miliardë dollarë për produktin e ri “Iqos”, që përcakton një hap përpara drejt një të ardhmeje pa duhanpirje, pasi “Iqos” e nxeh duhanin pa e djegur atë.

Sipas “Philip Morris”, avulli i nxjerrë nga ky produkt i ri ka më pak se 10 për qind të substancave të dëmshme që përmban duhani. Produkti është tregtuar tashmë në një sërë tregjesh, mes të cilave Japonia, Zvicra dhe Italia. “Philip Morris”, gjithsesi, prodhon ende 870 miliardë cigare çdo vit.

Cigarja e re “e padjegshme” ka sjellë deri më tani, në fabrikat italiane të “Philip Morris”, 200 të punësuarit e parë, gjë që janë sa një e treta e atyre të programuar.

Ndërkohë, “British American Tobacco” (markë që tregton mbi 25 lloje cigaresh, nga Lucky Strike deri te Ms) ka njoftuar një miliard euro investimesh në Itali, mes të cilave materiale dhe makineri për prodhimin e cigareve, me mbështetje për fermerët përmes blerjes së duhanit italian. Ashtu si “Philip Morris”, grupi në fjalë është i diversifikuar dhe synon gjithashtu edhe “cigaren elektrike”. Në Milano është prezantuar për herë të parë tipi i ri i cigares elektronike të quajtur “Vype Pebble”./TCH

Tags: cigarendalon prodhiminphilip morris
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
Next Post
FOTO+VIDEO/ Prezantuesja seksi feston ditëlindjen, mbledh shoqet nga Tirana në Budva në ‘clube’ e resorte luksi

FOTO+VIDEO/ Prezantuesja seksi feston ditëlindjen, mbledh shoqet nga Tirana në Budva në ‘clube’ e resorte luksi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera