Ai tani ka një jetë të re, është kryefamiljar e shfaqet shumë i lumtur në publik. Madje edhe dedikimet për gruan dhe vajzën Ajër, ka nisur t’i bëjë publike. Aktori i “Portokalli”-së Erion Isai ka festuar ditëlindjen e bashkëshortes së tij Ajlin. Ai e ka uruar atë me fjalë zemre e pas këtij dedikimi, urimet kanë qenë të shumta edhe nga miqtë e kolegët. “E bukura jonë Ajlin! Sot e kemi ditën më të rëndësishme të familjes. Ke lindur ti, ti që na bëre tre, na bëre familje. Ti që kujdesesh për ne, për çdo gjë, e që nuk lodhesh kurrë! Ne të duam, të dashurojmë. E falenderojmë Zotin që të kemi ty! Të kemi zemër: Ajër dhe Eri! (p.s: për ditëlindjen e mamit, ja vlen të dalë Ajër)”, ka shkruar ai.