Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë. Burime nga policia thanë se një makinë ka përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Shën-Vlashit. Siç raporton agjencia e lajmeve “Opinion”, uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Ndërsa shoferi është shoqëruar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.