Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Horoskopi javor: ja cilat janë shenjat më me fat! 09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 09/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Katër ide për një fundjavë ndryshe

03/12/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Katër ide për një fundjavë ndryshe

Që të premten në mëngjes humori është ndryshe; ka më shumë entuziazëm dhe fytyra ka pamje të shlodhur. Fundjava është një oaz lirie dhe kënaqësie familjare, pas një jave me shumë punë. Por pse të mos kalosh fundjavën në një mënyrë pak ndryshe, larg të zakonshmes?





Ja katër ide se si të kënaqeni për fundjavë:

Gatuani së bashku
Të krijosh, të gatuash, janë aktivitete që i bëjnë mirë trupit të çdo moshe. Që të vegjël, të ushtrosh duart stimulon kapacitetin e ndjesisë, dhe jep ide dhe energji për tu shprehur pozitivisht. Kur rritemi në fakt, të eksperimentosh në kuzhinë është një mënyrë e mrekullueshme për t’u relaksuar, për të luftuar depresionin dhe të jesh larg shqetësimeve, shkruan “Bota sot”. Është bukur të ndani bashkë përbërësit dhe idetë në kuzhinë dhe më pas të shijoni së bashku me familjen rezultatin. Nuk i dihet, ndoshta ndonjëri prej jush ka të ardhme si shef kuzhine.


Shëtitje me varkë
Kjo vlen dhe për fillestarë. Janë të pakët ata fëmijë që para një barke me vela shtrembërojnë fytyrën. Është eksperiencë e paharrueshme për fundjavën për ata që duan ujin, aventurën, për të braktisur “portet e zakonshme të sigurta”. Për të bërë një lundrim me varkë në fundjavë, çift apo me familjen, nuk është e nevojshme të kesh varkë në pronësi. Mjafton të kontakosh me agjenci lundrimi dhe sigurisht që diçka do të gjesh. Një mjet i mirë janë dhe rrjetet sociale, ku mund të gjesh informacione më të përditësuara.

Të gjithë për të kalëruar
Është më shumë se një sport, hipizmi ka një rol kyç në rehabilitimin psikik dhe fizik të fëmijët dhe të rriturve të prekur nga shqetësime të ndryshme. Apo dhe thjesht të marrësh veten shpejt nga një traumë apo aksident. Të kalërosh është të hysh në kontakt me kafshën dhe ritmet e saj, me ambientin rrethues. Psikologët thonë se bëhet fjalë për gjetjen e ekuilibrit brenda dhe jashtë vetes, dhe të shprehësh në mënyrë konkrete dëshirën për liri.

Eskursionet mes yjeve
Konferencat planetare rezultojnë ende pak të njohura por janë tërheqëse për të mëdhenj e të vegjël. Të ndara sipas moshës, duke nisur nga fëmijët 5 vjeç, evntet organizohen nga ekspertë që tërheqin të gjithë familjen në një udhëtim virtual mes kostelacioneve. Në errësirë mund të admirohen yjet dhe të duket se hyn në një vend pa kohë e pa limit. Romantik për të dashuruarit, dhe emocionuese për fëmijët.

Tags: fundjave
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Fundjavë dedikuar pastrimit? Ja si të bindni burrin t’iu ndihmojë në punët e shtëpisë

Fundjavë dedikuar pastrimit? Ja si të bindni burrin t'iu ndihmojë në punët e shtëpisë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera