Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen 15/01/2026
“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak! 15/01/2026
Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm! 15/01/2026
“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën 15/01/2026
Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja 15/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

I vdiq i shoqi në aksidentin tragjik ajror, rrëfen momentin e dhimbshëm kur i jep lajmin të bijës

04/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
I vdiq i shoqi në aksidentin tragjik ajror, rrëfen momentin e dhimbshëm kur i jep lajmin të bijës

Gruaja e një prej lojtarëve që vdiqën në Kolumbi pas aksidentit tragjik, ka rrëfyer dje momentin e vështirë kur i ka treguar të bijës se i ati i saj nuk jeton më. Valdecia Paiva, 25-vjeçe dhe dy vajzat e saj po përgatiteshin për t’u transferuar në shtëpinë e tyre të re, gjë që do të ndodhte një ditë pas aksidentit. Por pasi zbuloi se burri i saj, mesfushori Gil ishte një nga 72 personat që humbën jetën, asaj iu desh të gjente një mënyrë për t’ia treguar vajzës së saj Gabrielës lajmin më të keq të jetës. “Unë isha e shokuar për vete, por e dija që duhej t’ia thoja Gabrielës sa më
shpejt të ishte e mundur”, tha Valdecia, transmeton JetaOshQejf. “Kërkova ndihmë nga një psikolog i klubit dhe u ulëm bashkë. Ishte gjëja më e vështirë për mua. Kisha dy shqetësime: doja që ajo të mos traumatizohej për fluturimet me avion dhe të mos e urrente Zotin që i mori të atin. Ne jemi të krishterë dhe duam që fëmijët tanë të rriten duke e dashur Zotin. Fillova t’i flas për të atin dhe për udhëtimin që kishte bërë. I thashë se i ati është aksidentuar dhe ishte lënduar jashtëzakonisht shumë, doja ta lija që të kuptonte vetë të vërtetën e dhimbshme. I thashë që babai i saj ka shkuar në Parajsë, aty ku kujdeset për ne dhe që është shumë i lumtur, por nuk mund të kthehet më kurrë tek ne. Ajo filloi të qajë, më vështroi dhe qante dhe qante duke pyetur “a ka vdekur babi im, mami?” Unë qava me të dhe i thashë “dashuri, edhe mami po vuan, është shumë e vështirë për mua. Tani ne jemi bashkë, tani jemi ne të treja. Duhet të bëhemi të forta për të kaluar”. Gruaja rrëfen se ka lënë vetëm një foto në shtëpi, të çiftit dhe dy vajzave 4 dhe 2 vjeçare, të cilët kishin dalë të lumtur. Ajo shton se i kishte hequr të gjitha kujtimet dhe fotot e tjera sepse nuk donte të stresonte vajzën e saj. “Unë do t’u flas çdo ditë vajzave të mia për të atin, do u tregoj atyre se kishin një baba të mrekullueshëm, të përkushtuar dhe shumë të dashur i cili donte t’i përqafonte të bijat gjatë gjithë kohës, kishte gjithmonë kohë për to dhe donte gjithnjë të ishte me to”, tha Vali e cila të premten do të festonte përvjetorin e 7- të të martesës me lojtarin, i cili ndërroi jetë në aksidentin tragjik.





30-1 33-1-copy


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen
Breaking News

A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen

15/01/2026
“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak!
Breaking News

“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak!

15/01/2026
Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm!
Breaking News

Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm!

15/01/2026
“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën
Breaking News

“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën

15/01/2026
Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja
Breaking News

Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja

15/01/2026
“Më ndoqën e më sakatuan shtëpinë”/Stelina bën rrëfimin tronditës në BBV
Breaking News

“Më ndoqën e më sakatuan shtëpinë”/Stelina bën rrëfimin tronditës në BBV

15/01/2026
Next Post
Tuna konfirmon shtatzëninë: Gjininë duam ta mbajmë sekret

Tuna konfirmon shtatzëninë: Gjininë duam ta mbajmë sekret








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera