Ja disa mësime se çfarë na bën të lumtur publikuar në revistën “Time”
Lumturia nuk është e njëjtë për të gjithë
Gladwell sjell shembullin e produkteve ushqimore, mënyrën se si industria ia arrin qëllimit që disa njerëz të pëlqejnë një lloj salce domatesh. Ajo çka zbuloi ishte se çfarë më bën mua të lumtur, mund të mos e bëj dikë tjetër.
Mjaft kërkuat famën, suksesin dhe paratë
Ose të paktën qëndroni në kërkim të tyre po mos mendoni se janë thelbi i lumturisë. Psikologu Dan Gilbert shpjegon se truri jonë ka një mekanizëm mbrojtjës që e bën të vështirë të na bëj të lumtur të jetojmë me atë që kemi, pavarësisht se çfarë janë ato.
Sfido veten
Nëse e dashuroni punën tuaj dhe e bëni shumë mirë atë perj disa kohësh, ju keni përjetuar atë që psikologët e quajnë “rrjedhja”, ajo gjendja që humbni në punën që bëni saqë harroni veten dhe cdo gjë tjetër. Kjo gjendje thotë psikologu Mihaly Csikszentmihalyi është vendi ku qëndron lumturia. Këtë gjendje e gjejmë kur bëjmë diçka kreative apo reaguese. Por kjo ndodh vetëm për aq kohë sa zgjat sfida me veten. Mërzia është e kundërta e ‘rrjedhës’.
Ji bujar!
Të lidhesh me persona të tjerë dhe të ndihesh pjesë e diçkaje më të madhe se vetja jote, është rruga drejt lumturist. Sociologu Michael Norton numëron një sërë eksperimentesh që vërtetojnë se paraja e ble lumturinë, për aq kohë sa ju e shpenzoni për dikë tjetër, përveç vetes suaj. Përveçse do të bëni të lumtur dikë tjetër, edhe ju do të ndiheni të lumtur gjithashtu. Kjo është pak a shumë si ajo oferta, bli nje dhe merr një lumturi falas.
Ji mirënjohës
Ne priremi të mendojmë se lumturia na bën mirëjnohës, por në fakt është e kundërta thotë murgu benedikt, David Steindl-Rast. Mirënjohja është një zgjedhje thotë ai. Si të mbajmë mend që të jemi mirënjohës? Duke i kujtuar vetes dhuratat e jetës.
Trajnoni mendjen
Mënyra më e mirë është meditimi për dhembshurinëthotë murgu budist Matthieu Ricard. Kjo do kohë por ia vlen, thotë ai. Skanimet e trurit tregojnë se murgjit të cilët praktikojnë këtë lloj meditimi kanë një aktivitet më të lartë lumturie në trurin e tyre, krahasuar me këdo tjetër.
Buzëqesh
Duket mjaft e thjeshtë por është e vërtetë. Studimet thonë se nëse buzëqesh do të jesh më i shëndetshëm, do të kesh një martesë më të mirë dhe lidhje të tjera gjithashtu, dhe do tu rriten pritshmëritë e jetës, thotë themeluesi i HealthTap, Ron Gutman.
Thoni gjithmonë të vërtetën
Eve Ensler një aktiviste që është marrë gjatë për mbrojtjen e femrës nga dhuna thotë se ka mësuar se “gjëja më e thjeshtë, që të bën të lumtur është tek thëni e së vërtetës, duke i qëndruar larg asaj që dëshironi”. Ky është lloji i lumturisë të cilën mund ta arrijë çdokush./TCH