Guman ndjek Kusumin teksa ajo shkon tek Saras. Kusum takohet me Denin dhe i thotë se po i mungonte ai. Guman kujton se është Saras dhe habitet që Kusum po i thotë këto fjalë. Saras dhe Kumud vijnë dhe ngacmojnë Denin me Kusumin. Guman zhgënjehet kur sheh që është Deni. Kusum lyen Sarasin me bojë. Saras pyet kush i dha Bang (lëng indian që përbëhet me marijuhanë dhe pihet vetëm në Festën e Ngjyrave) Kusumit. Kumud dhe Deni thonë se nuk ja dhanë ata. Saras i thotë Denit të kujdeset për Kusumin. Kusum i uron Gëzuar Festën e Ngjyrave Sarasit. Saras i thotë se kjo është hera e 26 që e uron. Kusumi vetëm qesh. Kumud dhe Deni e çojnë atë në dhomë. Kusum i thotë Denit të shkojnë në hënë. Deni mahnitet nga bukuria e saj dhe i thotë se ajo duket shumë e lezetshme. Kusum i thotë Denit se e do shumë. Atë e zë gjumi. Kabiri vjen të takojë Denin. Ai ka sjellë ëmbëlsira. Kabir sheh Gumanin. Kumud e shikon këtë. Saras i thotë Kabirit se i ka ikur një punëtor dhe e fton atë të bashkohet në biznes. Kabiri pranon. Deni i thotë Kabirit që ta anullojë marrëveshjen sepse nuk do bëjë asgjë pa Sarasin. Kabiri i thotë se ai ka investuar dhe mbledhja është nesër. Deni i thotë më vjen keq. Kabir i thotë se ai ka marrë kredi. Më pas ai thotë se do e menaxhojë vetë situatën. Deni pyet veten pse Kabir do përballonte një humbje të madhe dhe vendosë të flasë me Sarasin. Ai i thotë Kabirit se do e bëjë projektin por do flasë me Sarasin. Kumud merr Sarasin në telefon dhe thotë se nuk i pëlqen Kabiri dhe se ai fsheh diçka. Saras i thotë se i beson atij. Guman dëgjon bisedën e Kumudit. Kumudi i thotë asaj se po ikën në shtëpi për disa orë. Guman i thotë Denit t’i japë këtë kuti me ushqim Sarasit. Deni gëzohet që Guman kujdeset për Sarasin. Ai i thotë se do informojë Kusumin. Guman i thotë të shkojë se do i thotë vetë. Ajo shkon tek Kusum dhe i thotë asaj të shkojnë në tempull. Ajo i jep një sari Kusumit. Kusumi shkon të ndërrohet dhe Guman i merr telefonon dhe ja fsheh nën jastëk. Ajo telefonon Kalikan dhe e pyet nëse është gati. Kalika i thotë se është gati. Guman dhe Kusum shkojnë në tempull. Kusum i thotë se harroi telefonin. Guman i thotë se harroi diçka në shtëpi dhe kthehet ta marrë. Ajo i thotë Kusumit të shkojë në tempull. Deni merr Kusumin në telefon por nuk i përgjigjet njeri. Ai sheh një vajzë të veshur si Kusumi dhe mendon mos ajo po takohet me Sarasin. Ai merr Gumanin në telefon dhe e pyet nëse Kusumi është në shtëpi por Guman i thotë jo dhe ja mbyll telefonin. Deni thotë se Kusum po e gënjen. Ai fillon të dyshojë për Sarasin dhe Kusumin përsëri. Vajza e veshur si Kusumi është Kalika. Ai sheh që vajza që ai mendon se është Kusumi ngacmohet nga disa rrugaçë. Guman e merr në telefon Denin dhe Deni i thotë ta mbyllë sepse disa rrugaçë po ngacmojnë Kusumin. Ai shkon të shpëtojë Kalikan duke menduar se është Kusum. Ai e shikon që ajo është Kalika. Rrugaçët i thonë se Kalika u ka borxh. Guman vjen dhe i jep atyre para. Ata largohen. Sarasi pyet Kalikan kush ishin ata dhe pse i ka marrë para atyre. Guman u thotë atyre ta pyesin më vonë Kalikan. Saras pyet Gumanin çfarë bën ajo këtu. Guman i thotë se Deni i tha që Kusumin po e ngacmonin disa rrugaçë. Deni pyet Kalikan pse ka veshur sarin e Kusumit. Kalika i thotë se nuk është i Kusumit por i ngjan sarit të saj. Saras e pyet atë pse i ka marrë para atyre. Gumani merr Kalikan dhe largohet. Kusum pret Gumanin jashtë tempullit. Deni shkon e merr atë. Ai ndihet fajtor që dyshoi për të. Guman i bërtet Kalikas. Kumudi sheh Gumanin duke folur me Kalikan. Kalika i kërkon falje Gumanit. Kumud pyet veten pse Kalika është veshur si Kusum. Ajo shkon në shtëpi dhe Saras i tregon çfarë ndodhi. Kumud habitet.