Martesa e Kristela Gjokës me reperin kosovar Noga ishte një nga martesat që zgjati më pak dhe përfundoi në divorc brenda pak ditësh. Fundin e kësaj marrëdhënie e shoqëruan shumë thashetheme, por ai që bëri bujë ishte aborti i Kristelës. Noga e përjetoi shumë keq, duke arritur shpesh dhe në ofendime ndaj saj. Por duket se ai nuk e ka harruar akoma prezantuesen. Kjo gjë vihet re nga postimet në rrjete sociale. Më i fundit është ai ku Noga shprehet kështu: ‘Jom kon keq e pranoj, se pa ty nuk është njësoj’.