Lidhja mes Tunës dhe Patrisit është përfolur shumë. Por pavarësisht spekulimeve, ngjarja është zbardhur dhe bashkë me të erdhi dhe lajmi që Tuna pret një fëmijë me Patrisin, lajm të cilin ajo e konfirmoi vetë dy ditë më parë. Çifti nuk e fshehin më lidhjen e tyre dhe ditën e djeshme janë parë përkrah njëri tjetrit në Tiranë në përgatitjet e festivalit të RTSH-së ku Patrisi do marrë pjesë si instrumentist. Foto u publikua nga kompozitori Florent Boshnjaku i cili shkruajti: “Në Tiranë duke u argëtuar me miqtë. Suksese Tuna në Kënga Magjike”.