Të punosh me dorë, është një sfidë e madhe në kohët e sotme moderne. Teknologjia përsoset ditë pas dite, aparaturat bëjnë paradën e tyre për madhësinë që kanë, funksionet që kryejnë, markën që mbajnë, në mënyrë që konsumatori t’i dashurojë sa më shumë ato. Por ka edhe nje vend në kryeqytet, ku ndjenja e kënaqësisë dhe krenarisë, për punën e bërë mirë, për rezultatet e mira të arritura nga duar profesioniste që luftojnë celulitin dhe dhurojnë lëkurë të shndritshme dhe këmbë të bukura, ndihet.
Vendosur në katin e gjashtë, të një prej pallateve në qendër të Tiranës (Ish-Kinema 17 Nëntori, tek Galeria, mbrapa 15 katëshit), pa asnjë tabelë dalluese, por brenda të gjitha rregullave ligjore, hyjnë e dalin çdo ditë prej vitesh me dhjetëra femra. Shpesh herë ngatërrohen me banorët e pallatit, askush s’e di se ku shkojnë, e çfarë bëjnë. Edhe për më kuriozët, kur shikojnë ndonjë figurë të dashur të ekranit, e kanë të vështirë të kuptojnë se për ku është drejtuar ajo. Në fakt të gjitha kanë një destinacion dhe ai është: “Florescenter”.
Të gjitha këto bëjnë pjesë ndër femrat që e duan trupin e bukur dhe i besojnë masazhit. Në “Florescenter”, qendrën ku relaksi të pret sapo shkel pragun, takimet janë individuale duke i dhënë kohën e duhur çdo klienteje, janë të personalizuara dhe mbi të gjitha ruajnë privatësinë e gjithsecilës prej tyre. Mes tyre ndajnë kohën, “hallet” për trupin, e pse jo edhe shkëmbejnë biseda që mbeten vetëm brenda dyerve të qendrës “Florescenter”. “Është zinxhiri i rasteve të suksesshme, i punës së palodhshme, i besueshmërisë tek natyraliteti që duhet të marrë çdo trup në çdo moshë për të qenë ashtu siç dëshirohet, që e ka bërë qendrën me një zinxhir klientesh besnike që sjellin njëra-tjetrën dhe zgjerojnë nga muaji në muaj numrin e femrave dhe grave që kthejnë besimin tek terapitë natyrale anticelulit, dobësuese, modeluese, tonifikuese”, – thotë Blerina Kaca, pasi ka përcjellë një prej klienteve që ka vite që e ndjek.
“Nuk është thjesht masazh! Është energji që bashkohet, për të dhënë dhe marrë më të mirën nga trupi, është tension që ndjehet mes gishtërinjëve sa herë që duart mbështjellin mes tyre grumbullime yndyrore dhe dhjamore”.
Për ato që e provojnë është “dhimbje” fizike për këmbët, abdominalet e të gjithë trupin që ke në trajtim aq herë sa duhet për të “luftuar” me masazhin energjik dhe teknikën shkarkuese, për t’i lëvizur nga vendi të gjitha këto depozita. Është djerësitje që të përshkon të gjithë trupin, jo nga lodhja, por nga energjia që shpenzon, jo pak por 40 minuta, me intensitet të lartë. Frymëmarrje që ndryshon, buzëqëshje që ndalojnë, për t’ia lënë vendin përfshirjes në terapinë pastruese të trupit që kur e lëkundim nga themelet ndjen gjakun që vërshon me shpejtësi duke rritur në të njëtën mënyrë edhe temperaturat trupore. “Nuk është thjesht masazh! Është magji, që vjen nga shekujt, paguhet shumë shtrenjtë në vendet ku “puna me dorë” – hand made – ka vlerën që meriton të ketë, dhe paguhet shumë lirë në popuj e vende ku aparaturat pushtojnë tregun përmes sloganeve të ndryshme premtuese e ndryshuese”, – vazhdon Blerina. Sigurisht ashtu siç ndodh rëndom, nga viti në viti kozmetika fabrikon me dhjetra gjigandë dobësues dhe modelues që nuk arritën të shiten në kohën e duhur, sepse tanimë ka dalë një robot i ri, me një funksion të ri, me emër të ri dhe tregut i duhet të lançojë produktin bashkëkohor. Aparaturën magjike që ka vetëm një buton ON/OFF për të të ndryshuar peshën, centimetrat dhe reduktuar celulitin. “Por masazhet me dorë modeluese, trajtuese, anticelulit, linfodrenuese nuk janë kurrë jashtë mode për vende e popuj që e mbyllën me revulucionet teknologjike, të tilla si: Amerika, Anglia, Spanja, Franca etj, ato thjesht janë selektive, i takojnë elitës së vendit që ka mundësi ta kuptojë thellësinë e shërbimit dhe mbi të gjitha të ketë “fuqinë” ta paguajë atë. Janë hand made, kushtojnë, por jo këtu tek ne”, – e mbyll estetistja. Ndoshta nuk kushtojne aq sa në vende të tjera, ama e sigurtë është që edhe në Tiranë ia dinë vlerën masazhit me dorë. Sepse i ka dhënë rezultatet. Figura të njohura të ekranit dhe jo vetëm që hyjnë e dalin nga “Florescenter” e vërtetojnë këtë…