Kumud i thotë Kusumit se Guman nuk e ka pranuar atë. Kusum i thotë mos të dyshojë sepse ajo e ndjen që Guman e ka pranuar. Deni mundohet të flasë me Sarasin për Kabirin por nuk i thotë gjë. Saras i thotë atij të takohen pas pune. Kumud zihet me Gumanin. Ajo i thotë se e pa me Kalikan dhe se Kalika kishte veshur rrobat e Kusumit që Deni të kujtojë se ajo po takohet me Sarasin, por loja nuk të eci. Si mund të shkatërrosh jetën e djalit tënd? Guman nervozohet dhe i thotë se do djalin e saj mbrapsht. Ajo thotë se Deni nuk mund ta shkatërrojë jetën e vetë këtu në fshat. Ajo i thotë Kumudit: Çfarë do bësh tani që e di të vërtetën? Deni dhe Kusum nuk të besojnë. Vetëm Sarasi të mbështet. Nëse i beson dashurisë së Kusumit atëherë lufto me mua pa ndihmën e askujt. Kumud shkon në dhomë dhe mendon për sfidën që i vuri Guman. Saras vjen dhe i thotë Kumudit të bëhet gati se do dalin. Kumud i thotë se duhet të flasin. Saras nuk e dëgjon dhe i thotë të bëhet gati. Kumudin e merr në telefon drejtori dhe i thotë se sot duhet të shkojë në piknik me nxënësit. Kumud i thotë këtë Sarasit. Sarasi mërzitet. Kumudi largohet. Guman i tregon Kusumit rastin kur Lakshmidani surprizoi Denin kur ai ishte në piknik. Kusum shkon i thotë Sarasit të surprizojë Kumudin. Saras niset. Kabiri i telefonon disa burrave dhe u thotë të veprojnë sipas planit. Kumud është në piknik. Ajo shoqëron një djalë në tualet. Ndërkohë një djalë rrëzohet dhe Kumud shkon ta ndihmojë. Burrat e dërguar nga Kabiri i japin një çokollatë djalit që Kumudi la në tualet dhe e marrin atë. Kumudi kthehet dhe nuk e gjen djalin. Ajo shqetësohet dhe fillon e thërret. Disa nxënës i thonë asaj se dy burra i dhanë çokollata dhe ai u largua. Kumud sheh Sarasin i cili ka ardhur për ta takuar. Ajo i thotë Sarasit se dy burra kanë rrëmbyer një nxënës. Saras dhe Kumud kërkojnë për nxënësin. Guman është duke kërcyer në dhomë. Kusum futet në dhomë dhe e sheh duke kërcyer. Ajo i thotë Gumanit se kërcen shumë bukur. Guman i thotë mos t’ja thotë njeriu këtë sepse Lakshmidani nuk e pëlqen. Kusum i thotë në rregull. Saras e gjen nxënësin me dy burra dhe zihet. Ata marrin Kumudin. Saras i thotë të lëshojnë Kumudin por ata e lëndojnë atë. Saras zihet përsëri me ta dhe e shpëton Kumudin. Të gjithë vijnë në ngjarje. Burrat zhduken me vrap. Kumud i thotë Sarasit se nëse nuk do ishte ai nuk e di çfarë mund të kishte ndodhur.