Marina dhe Luana Vjollca, dy bukuroshet e ekranit tonë këtë herë kanë vendosur të ndajnë nëpërmjet instagramit arsyen e veçantë për të cilën festojnë sot. Motrat kanë postuar në profilet e tyre përkatëse në Instagram urimet për mbesën e tyre Jori e cila ka ditëlindjen sot. Luana ka postuar një video me Jorin ku e quan atë “Krenaria ime” ndërsa Marina një foto ku e quan “Më e bukura e botës”.