Jemi mësuar që Lady Gaga-n ta shohim të veshur në mënyra të çuditshme, madje edhe në tapetin e kuq siç ka qënë rasti kur ajo u shfaq e veshur me një fustan prej mishi. Por për dy vite me rradhë, ajo filloi t’i rrallonte këto veshje ekstravagante duke ju kthyer normalitetit. Kjo nukka zgjatur shumë sepse ditën e djeshme ajo është kthyer në Gaga-n e dikurshme. Këngëtarja u shfaq e veshur me një fund lëkure dhe riçipeta të zeza me rripa. Sigurisht edhe takat super të larta që nuk mungojnë në daljet publike të këngëtares.