Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Klea Huta: Me “Ertugrulin” folëm për telenovelën që do bëjmë bashkë, ishte i thjeshtë dhe simpatik

07/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Klea Huta: Me “Ertugrulin” folëm për telenovelën që do bëjmë bashkë, ishte i thjeshtë dhe simpatik

Bukuroshja e ekraneve Klea Huta ka rënë në sy të producentëve turq, të cilët i kanë ofruar pjesëmarrjen në një serial turk. Aktorja e re, do të interpretojë përkrah një prej aktorëve më të dashur në Turqi, Engin Altan Düzyatan, që në Shqipëri është i famshëm për personazhin e tij Ertugrul. “Është një serial që do të fitojë shumë shpejt zemrën e publikut”, ka treguar Klea për “GSH”. Por, si ka qenë takimi i saj me aktorin aq shumë të adhuruar? “E takova ndërkohë që ai ishte në sheshxhirim me serialin “Ertugrul”. Unë isha së bashku me delegacionin nga Shqipëria dhe ishte një takim shumë miqësor. U ulëm dhe si tradita e do, na ofroi çaj.  Më tej biseduam për projektin e ri që do të nisë së shpejti, ku ne të dy do të jemi pjesë. Engini ishte një person i thjeshtë, shumë i komunikueshëm dhe miqësor. Siç shihet edhe nga televizioni, ishte një mashkull shumë simpatik dhe një aktor shumë i kompletuar. Ishte bërë baba dhe ishte shumë i lumtur për këtë fakt. Bisedat kryesisht u vërtitën rreth telenovelës më të re që do të bëjmë së bashku. Më uroi suksese dhe më pas vijuam vizitën në ambientet ku dhe po luhet telefilmi “Ertugrul””, tregon aktorja. Ndonëse për shkak të këtij projekti Kleas i duhet që të largohet nga Shqipëria, ajo thotë se nuk ka ndërmend ta braktisë vendin e saj. “Nuk e kam menduar asnjëherë ta braktis Shqipërinë. Unë thjesht po shijoj famën si dhe po përpiqem të prek edhe skenat e tjera europiane jashtë Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë që do të largohem përfundimisht”, rrëfen Kea. Kur bëhet fjalë për një produksion të këtyre përmasave, pritet që oferta të ketë një shpërblim të mirë monetar dhe sipas aktores kështu është në të vërtetë. “Mund të them që ishte një ofertë e majme, por natyrisht që nuk preferoj të jap shifrën”, shpjegon ajo./ Gazeta Shqiptare





13087516_863111260501139_8029151335449640509_n


Tags: ertugrulKlea Huta
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
FOTOT/ Ledina Çelo surprizë fëmijëve, iu sjell në shtëpi vetë babagjyshin

FOTOT/ Ledina Çelo surprizë fëmijëve, iu sjell në shtëpi vetë babagjyshin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera