Paraditen e sotme këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe u bë nënë e një vajze për herë të dytë. Këngëtarja potente e skenës ka treguar për gjithë fansat e saj kuptimin e emrit të vogëlushes së sapoardhur në jetë. Para pak minutash ajo ka postuar një foto shumë të ëmbël me vajzën, në të cilën shkruan:
“ Zot faleminderit. Sot erdhi ne jete jeta jone . Mireserdhe mes nesh Abigail ( Gezimi i Babit) Isabelle ( E perkushtuar ne Zot) . Abigail Isabelle Gjonaj ( babi i vet i donte keto emra per kuptimin qe mbartin)
Falenderoj Zotin pafund per kete mundesi qe na dha per te qene prinder te dy vajzave .”
Aurela është shquar gjithmonë për detajet, ndaj ajo dhe bashkëshorti i saj edhe këtë herë nuk na kanë zhgënjyer me zgjedhjen e emrit për ëngjëllin e tyre të vogël.