Vajza e bukur e regjisores së famshme shqiptare Inis Gjoni ka festuar sot ditëlindjen e saj të 5-të. Një festë e madhe enkas për të është organizuar pasditen e sotme në Tiranë dhe “revistawho.com” ka qenë atje. Një lokal për fëmijë pranë shtëpisë së regjisores është vendi ku janë mbledhur familjarët, miqtë e Coco Antonel dhe nënës së saj. Dekori, ushqimi dhe çdo detaj tjetër në festë, gjithçka rozë, mësuam se është realizuar me shumë kujdes dhe dashuri nga tezja e Cocosë, e madhja e motrave Gjoni, Ilda. Sakaq tezja tjetër, këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni bashkë me të birin Parid nuk mund të mungonin. Nuk ka munguar as Çiljeta me Fernandon, miqtë më të ngushtë të familjes. Gjithashtu ishin ftuar edhe shumë fëmijë të tjerë me prindërit. Me muzikë, foto, ëmbëlsira, festa e Cocosë së vogël u mbyll me një spektakël të bukur fishekzjarresh. WHO i uron edhe 100!