Arbana Osmani mbetet një nga prezantueset më të dashura për publikun shqiptar, e cila gjithmonë me emisionet e saj i ka mbërthyer njerëzit para ekranit. Sigurisht e njëjta gjë po ndodh dhe me “Dua të të bëj të lumtur”, emision që e ka detyruar Arbanën të udhëtojë shpesh për surpriza të ndryshme. Tashmë ajo ndodhet në Rusi, e më saktë në Shën Petersburg. Nuk dihet arsyeja e kësaj vizite, por me siguri do të jetë përsëri ndonjë surprizë e bukur, që do të na bëjë të gjithëve të ëndërrojmë.