Surpriza më e madhe e natës së dytë të “Këngës Magjike” ishte sigurisht ngjitja në skenë e artistes së madhe Yllka Muji. Ajo performoi bashkë me fëmijët e saj, Elia dhe Amos Zahari. Familja simpatike ka kënduar këngën “Moj e bukura Shqipëri” dhe kanë përcjellë mjaft emocion tek publiku, i cili i duartrokiti fort.