Ata janë të bukur dhe kanë të trashëguar sensin e stilit nga nëna e tyre Victoria. Brooklyn 17 vjeç, Romeo 14 vjeç, Cruz 11 vjeç dhe Harper 5 vjeç, fëmijët e Victoria dhe David Beckham janë fashionistë të vërtetë. Të gjurmuar gjithmonë nga kamerat dhe fotografët, ata shpesh ja kalojnë edhe fëmijëve të Angelina dhe Brad Pitt për vëmendje. Brooklyn është fotograf mode, Romeo është tashmë një imazh i Burberry, ndërkohe Cruz ka nxjerrë këngën e tij të parë. Parashikohen plane të mëdha për të ardhmen.