Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje… 21/01/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat! 21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“KËNGA MAGJIKE” / Sot finalja, ja mes kujt do të ndahet çmimi. Mediat zbulojnë pretendentet

10/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“KËNGA MAGJIKE” / Sot finalja, ja mes kujt do të ndahet çmimi. Mediat zbulojnë pretendentet

Janë mbyllur netët gjysmëfinale të festivalit “Kënga Magjike 2016” në Pallatin e Kongreseve, ku artistëve BIG u janë shtuar dhe emrat e të rinjve, që kanë kaluar të gjitha fazat e seleksionimit nga juria e profesionistëve, e përbërë nga Ulis Krajka, Juliana Pasha, Olti Curri, Venera Lumani e Sardi Shehu (Dj. Sardi).





Destinacioni i finales, sot në mbrëmje, që do të prezantohet nga shoëman­ i Ardit Gjebrea dhe Eli Zaharia Zogu, u jep shansin edhe të rinjve, që fituan statusin e këngëtarëve “Big”, të bëhen pjesë e votimit. Ata do të votojnë dhe do të votohen nga këngëtarët e tjerë pjesëmarrës të këtij kompeticioni për të zgjedhur në fund të natës finale edhe fituesin e çmimit të parë të “Këngës Magjike 2016”. Por si gjithmonë, edhe këtë edicion pika nevralgjike e kësaj gare është votimi, dhe dilema e madhe e konkurrentëve nëse do të votojnë si artisti për artistin, apo si miku për mikun. Brenda garës spikatën Artiola Toska ft. Bruno, Arilena Ara, Rozana Radi, Alar Band ft. Klea Huta, Soni Malaj, Alban Ramosaj, Valon Shehu, Flaka Krelani, Endri & Stefi Prifi, Anxhela Peristeri etj.

15418320_683918875102068_6394540768309708101_o


Shumë prej këngëve konkurruese janë kthyer tashmë në hite e njerëzit i kanë zgjedhur me kohë të preferuarit e tyre. Por diskutimi ka qenë nëse kënga hit mund të jetë dhe ajo fituese? Nuk ka qëndruar jashtë këtij diskutimi edhe blogeri dhe moderatori i njohur Olti Curri, i cili këtë edicion ishte shumë pranë festivalit, duke qenë pjesë e jurisë që përzgjodhi të rinjtë. Në një prononcim për “In Tv”, Olti e ka thënë hapur se kush do të dëshironte që të shpallej fitues sot. Sipas tij, ajo është këngëtarja Artiola Toska që në bashkëpunim me Brunon solli në skenë hitin e shumëpëlqyer me titullin “Mirëmëngjes dashni”. Ka pasur dhe të tjerë njerëz të medias që kanë parashikuar këta dy këngëtarë si fitues të garës, me krijimin e kompozuar nga Flori Mumajesi. Por, sipas burimeve tona brenda festivalit, flitet se këngëtarët në garë kanë votuar me pikë maksimale për dy balada, pikërisht për “Nëntori” të Arilena Arës dhe “Ma thuaj ti” të Rozana Radit, raporton “Panorama Plus”. Gjithsesi, kjo garë është e paparashikueshme, ndaj le të shohim se kush do të triumfojë sot në finalen e madhe.

Tags: kenga magjike
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 
Breaking News

“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 

20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral
Breaking News

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

20/01/2026
Next Post
FOTOT/ Meshkujt më të “nxehtë” të 2016 sipas GQ

FOTOT/ Meshkujt më të “nxehtë” të 2016 sipas GQ








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera