Në Gjakovë sot është bërë përurimi i rinovimit të palestrës së sporteve “Shani Nushi”, si dhe i fushës së futbollit në hapësirat e jashtme të palestrës, transmeton “Telegrafi”. E pranishme në ceremoni ishin edhe kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila dhe përfaqësuesi i zyrës së Bashkimit Evropian Christof Stock, të cilët përuruan fushën duke luajtur me top. Kryetarja e Gjakovës që njihet për thjeshtësinë që ka, ajo nuk nguroi të provojë e para fushën.