Kopjimi i ideve nga videoklipet e huaja është bërë tashmë trend për këngëtarët shqiptarë. Ndonjëherë ndodh të kopjohet vetëm veshja, por në videoklipet që do t’ju rendisim më poshtë janë të kopjuara skenat, lëvizjet ose kërcimet.
Genta Ismajli ft Muma “Squat baby” – Kylie Minogue “Sexercize”
Xhensila Myrtezaj ft Kida “Uh baby” – Zara Larsson “Ain’t my fault”
Elvana Gjata “Njësoj” – Drake “Hotline bling”
Çiljeta Xhilaga ft Filloreta “Big booty” – Nicki Minaj ft Cassie “The boys”
Sinan Hoxha “Bomba” – Major Lazer & Dj. Snake “Lean on”
Ingrit Gjoni “Do më kërkosh” – Britney Spears “Work b**ch”
Samanta Karavella “Pafundësi”, Leonora Jakupi “S’e ndaloj” – Jennifer Lopez “Into you”
Xhensila Myrtezaj “High love” – Pia Mia “Touch”
Adelina Tahiri “Më mirë pa ty” – Miley Cyrus “23”
Dafina Rexhepi ft MC.Kresha “Delicius” – Cassie “Long way to go”
Por ka ndodhur edhe e kundërta kur këngëtaret e huaja kanë kopjuar videoklipet shqiptare siç është rasti i videoklipit të Adelina Ismailit me titull: “Urdhër i ri”. Këngëtarja serbe Mia Borisavljevic ka kopjuar ekzaktësisht stilin unik të qerpikëve me flutur që Adelina ka përdorur në këngën e saj.
Gjithashtu edhe rasti i Tunës me këngën “Pardon” ku këngëtarja amerikane “Tinashe” i ka kopjuar një nga skenat e videoklipit.
Adelina Ismaili “Urdhër i ri” – Mia Borisavljevic “Covek mog zivota”
Tuna “Pardon” – Tinashe “All hands on deck”