Kumud djeg dorën me qiri. Dugba i thotë asaj të lëshojë qiriun por Kumud nuk e dëgjon. Saras zbret poshtë dhe i heq Kumudit qiriun nga dora. Me kërkesën e Kumudit, Deni merr pjesë në ritual. Saras i mjekon dorën Kumudit. Në mëngjes Kusumi i thotë Kumudit se Deni nuk jeton dot pa Sarasin, ai po shikonte fotot e tij në darkë. Kumud i thotë se ata do bashkohen shpejt. Ajo shkon tek puna e Sarasit dhe i sjell ushqimin. Kabiri vjen dhe Saras i thotë Kumudit të kthehet në shtëpi me Kabirin. Kumud shkon tek makina e Kabirit dhe e kontrollon atë. Kabir është duke ardhur në makinë. Kumudi e shikon atë dhe shqetësohet. Saras flet me avokatin dhe i thotë t’i japë çdo gjë Denit. Kumudi shkon në shtëpinë e saj. Dugba shkon të takohet me Sarasin por Guman i thotë se ai nuk është në shtëpi. Saras vjen dhe i thotë Dugbas të futet brenda në shtëpi. Ata bisedojnë. Dugba e pyet a do largohet pas festës Navratri. Saras i thotë se nëse ai nuk largohet, atëherë Deni do largohet. Dugab e pyet po Kumudi, jeton dot pa të? Saras i thotë se nuk ka menduar për këtë. Nuk do jem i lumtur pa Denin dhe Kumudin. Kumud shkon tek dhoma e Kabirit. Ajo kontrollon dhomën dhe laptopin e tij. Kabir është duke ardhur në shtëpi. Kumudi gjen një ndërtim që ka bërë Kabiri ku është shtëpia e saj, Guman dhe të gjithë të afërmit e saj. Kumudi dëgjon Kabirin duke ardhur dhe fshihet.