Këngëtari shqiptar Ermal Meta do të garojë sërish në festivalin më të madh të këngës italiane, në Sanremo. Ndryshe nga viti i kaluar, ku ai ishte pjesë e kategorisë së konkurrentëve të rinj, këtë herë Meta këndon mes zërave të mëdhenj të muzikës italiane. Në një postim të bërë para pak orësh në profilin e tij në Facebook, këngëtari shprehet i lumtur për arritjen e tij. Emri i Ermal Metës është renditur mes këgëtarëve të kategorisë “Big” si: Giusy Ferreri, Gigi D’Alessio, Marco Masini, Al Bano, Michele Zarillo, Samuel etj.