Cifti Teuta-Blero tani kanë mbetur një kujtim i largët. Pas divorcit, të dy artistët kosovarë kanë ndërtuar jetë të reja. Teksa kantautori ka një marrëdhënie të konsoliduar në çift me modelen Afrona Dika, Teuta nga ana tjetër ka krijuar tashmë familje me bashkëshortin e saj të dytë Adonis Morina, me të cilin ka dhe një fëmijë. Ata kanë realizuar pozën familjare për festa, bashkë me Tarën, vajzën nga martesa me Bleron, e duken mjaft të lumtur.