Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë! 07/12/2025
“Mbeta pa gjysmë time”, Sheila Haxhiraj flet për humbjen e vëllait: Media ka abuzuar me lajmin! 07/12/2025
“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë! 06/12/2025
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim? 06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola! 06/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Marjana Kondi puthje me Robert Ndrenikën në “Rrokullisje”! Aktorja e dashur: Jam shumë e lumtur për punën krah një profesionisti si ai

17/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Marjana Kondi puthje me Robert Ndrenikën në “Rrokullisje”! Aktorja e dashur: Jam shumë e lumtur për punën krah një profesionisti si ai

Marjana Kondi, aktorja e dashur e ekranit dhe teatrit shqiptar do të shfaqet sot në mbrëmje në premierën e filmit “Rrokullisje” me regji dhe skenar të Leka Bungos, një film në të cilin trajtohet historia e fajdeve të vitit 1997. Kondi vjen në këtë film krah aktorit të madh shqiptar, Robert Ndrenika për bashkëpunimin me të cilin vetë ajo shprehet shumë entuziaste. “Jam shumë e lumtur nga ky bashkëpunim i parë me Robert Ndrenikën. Puna me një profesionist si ai është më shumë se e thjeshtë. Kemi qëndruar aq shumë bashkë gjatë xhirimeve dhe kam njohur çdo dimension të atij artisti, sa më vjen keq që nuk jemi njohur nga afër më parë”, – shprehet Marjana, e cila edhe aktualisht po punon për një shfaqje teatri me aktorin Robert Ndrenika.





15571168_10208048783240686_136043666_n

Sa i takon rolit, Marjana, magjia e show-t televiziv, thotë se e ka gjetur shumë mirë veten në të dhe kjo është meritë e regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo me të cilin nuk është hera e parë që bashkëpunon. Ajo i kujton si tani kohët e bashkëpunimit me të në teatrin e estradës dhe thotë se ndihet shumë e lumtur që asgjë nuk kishte ndryshuar në profesionalizmin dhe korrektesën e mikut të saj të vjetër.


15577536_10208048783280687_1618746011_n

Kondi do të shfaqet në një nga skenat e filmit duke u puthur me aktorin Ndrenika, por megjithëse mund të tingëllojë si e vështirë, kjo skenë është realizuar me vetëm një dubël. “U befasuam të dy dhe e kemi përmendur gjithnjë me të qeshura në sheshxhirim atë skenë”, – shprehet ylli i kinematografisë dhe teatrit.

15571068_10208048783400690_543113766_n

Kjo ndoshta sepse të dy i kanë provuar të gjitha gjinitë e artit, si atë komike ashtu edhe atë dramatike. Filmi “Rrokullisje” është xhiruar nga RTSH me drejtor fotografie Nard Qëndron dhe në të luajnë aktorë të njohur si Robert Ndrenika, Bujar Asqeriu, Marjana Kondi, Viktor Zhusti, Karafil Shena, Eglantina Cenomeri, etj. Premiera e tij do të bëhet sonte në mbrëmje në “Kinema Millenium”.

15556075_10208048783480692_943663695_n

Tags: Marjana KondiRobert Ndrenika
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë!
Breaking News

Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë!

07/12/2025
“Mbeta pa gjysmë time”, Sheila Haxhiraj flet për humbjen e vëllait: Media ka abuzuar me lajmin!
Breaking News

“Mbeta pa gjysmë time”, Sheila Haxhiraj flet për humbjen e vëllait: Media ka abuzuar me lajmin!

07/12/2025
“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë!
Breaking News

“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë!

06/12/2025
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim?
Breaking News

Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim?

06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola!

06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!
Breaking News

Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!

06/12/2025
Next Post
Noizy 6 orë në Komisariat, policia: E ndaluam sepse…

Noizy 6 orë në Komisariat, policia: E ndaluam sepse...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera