Pendohet fituesja e “Kënga Magjike”, Rozana Radi. Gjatë një bisede me Ermal Mamaqin sonte ne programin “XING”, Rozi ka thënë se është penduar për pikët me të cilat ka votuar kolegët e saj, pasi tashmë ka kuptuar se kënga për të cilën ajo dha pikët maksimale, ajo e Tunës, nuk është ajo për të cilën ajo do të kishte votuar sot, gjithnjë nëse do i jepej një mundësi e dytë, shkruan Syri.net.
“Unë në fakt, vendin e parë në listën time të votimit në ‘Kënga Magjike’ ia dhashë Tunës, por tani që ka mbaruar e dëgjoj këngën e tyre nëpër club-e dhe nëpër pub-e dhe nëse do të rikthehesha vendin e parë në votimin tim do t’i jepja Artiolës edhe Brunos”, – u shpreh Rozana Radi.