Ish-deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ermira Mehmeti, ka rënë pre e një sulmi nga njerëz të panjohur. Mëngjesin e sotëm xhamat e makinës së Mehmetit janë gjendur të thyer. Vetë ish-deputetja e njohur edhe për skandalin seksual e ka cilësuar veprimin e thyerjes së makinës si kërcënim, frikësim dhe shantazh. “Apo mesazh që ta mbyll gojën”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Ju mund të vazhdoni të theni edhe xhamat thera të makinës time, mund të më dërgoni pa ndalur mesazhe kërcënuese, mund të vazhdoni me thirrjet anonime pas mesnate, mund të vazhdoni të bëni skenare kundër meje… kjo nuk e ndryshon realitetin politik – se ju jeni asgjë më shumë pos humbës tragjike! Paçit dite të mbarë. Familja Mehmeti”.