Ditën e sotme stafi i kryeministrit ka festuar mbrëmjen e Vitit të Ri, në të cilën nuk ka munguar dhe djali i vogël i Ramës, Zaho. Mami Linda është kujdesur që vogëlushi të dukej sa më bukur, duke kompozuar bukur ngjyrat dhe stilin. Zaho shihet se është mjaft i miqësuar me fëmijët e kolegëve të babit. Në fotot e shkrepura vihet re se po argëtohet shumë. Padyshim që fytyra e vogëlueshit nuk duket, pasi Edi dhe Linda janë shumë të kujdesshëm rreth imazhit të tij.