Marc Anthony 48-vjeç dhe bashkëshortja e tij, Shannon de Lima 28-vjeçe kanë konfirmuar ndarjen e tyre, disa javë pasi lajmi pushtoi kryeartikujt e mediave rozë.
“Pas një konsiderate të madhe, ne të dy kemi vendosur në mënyrë miqësore t’i japim fund martesës sonë 2-vjeçare”- ka thënë çifti në një deklaratë për “US Weekly”. “Kërkojmë privatësi në këtë proces të vështirë dhe nuk do të ketë komente të mëtejshme nga asnjëri prej nesh rreth çështjeve tona personale”.