E ndërsa janë përfolur shumë për një krisje të marrëdhënies së tyre dhe thashetheme mbi një ndarje të mundshme, çifti i njohur ka hedhur poshtë zërat duke dalë për herë të parë së bashku që prej grabitjes së Kim dhe gjendjes shëndetësore të rënduar të Kanye. Edhe pse në fotot e kapura çifti ishte shumë i ftohtë me njëri-tjetrin, në momentin e parë që kanë hyrë në makinën e tyre, larg aparateve të paparacëve ata kanë shkëmbyer të buzëqeshje.