Vrasësi i cili mbrëmjen e djeshme shkaktoi një tragjedi në kryeqyeti gjerman është kapur falë trimërisë së një qytetari të thjeshte, i cili e kishte ndekur terroristin nëpër errësirën e parkut ‘Tiergaten’, afër vendit ku ndodhi ngjarja. “Ai ka vrapuar pas shoferit, duke mbajtur një distancë, dhe duke folur me policinë në telefon duke u dhënë informata për vendndodhjen e tij,” ka thënë zëdhënësi i policisë, Winfried Wenzel, raporton Die Welt. Qyetari, i cili ka preferuar të mbetet anonim e ka ndjekur atë për rreth dy kilomera, duke treguar një guxim inkurajues.