Këtë vit më shumë se çdo vit tjetër, që zakonisht ka mbizotëruar e zeza, synon në të gjitha ngjyrat, përsa i përket veshjeve, këpucë, çanta, peliçe, pallto, aksesorë të të gjitha ngjyrave, që duhen vërtetë këtë dimër.
Disa këshilla si t’i kombinojmë
Kombinoni ngjyrat e hapura, si një fund ngjyrë pane, me ngjyrat klasike të dimrit, e kaltër ose kafe, jeshile apo e zezë, e kuqe apo blu.
Nëse ju pëlqejnë ngjyrat pastel, mos ndaloni vetëm tek ato pranverorët. Zgjidhni materiale të ngrohta me tonalitetet që dëshironi. Bluzë kashmiri me trëndafila nuk do të ishte keq.
Përzieni veshje të nuancave të ndryshme, por të të njëjtit tonalitet, si e kuqe qershi me të kuqen e hapur, një kombinim mjaft në modë ky.
Përdorni stampimet dhe ngjyrat e ngrohta, kombinohuni me peliçet, detajet prej lëkure tipike për dimër.
Nëse ke dëshirë për diçka me vërtetë shumëngjyrëshe dhe të veçantë, vishni një pallto oversize ngjyra-ngjyra.
Nëse dëshiron vërtetë ta ekzagjerosh me ngjyrat, vishni një pellush me shumë ngjyra. Edhe veshjet me dantellë janë mjaft në modë. Por mos u fokusoni vetëm tek e zeza e zakonshme. Këtë dimër dantellat në modë janë të të gjitha ngjyrave.