Një video e e postuar nga Daily Mail tregon momentin e tmerrshëm kur dy prindër xhihadistë përshëndeten me vajzat e tyre, 7vjeç dhe 9vjeç, përpara se ato të hedhin veten në erë. Pamjet tregojnë burrin, i cili flet me vajzat dhe u tregon se si do të marrin bombën dhe se si do të kryejnë aktin vetëvrasës, përpara se vajzat të takohen me një grua që mban burka, e cila me shumë mundësi është mamaja e tyre. Pak më pas, vajza 7- vjeçe shkon për në rajonin e policisë së kryeqytetit Sirian, Damaskut dhe hedh veten në erë, ku edhe vdes.