Viti që po lëmë pas, ashtu si dhe çdo vit tjetër shënoi ngjarje të rëndësishme në jetën e çdokujt. Por ata që kanë marrë vëmendje më të madhe ishin personazhet publikë shqiptarë. Disa nga personazhet kanë përjetuar emocione të bukura duke filluar një lidhje të re, e dikush tjetër ka lënë pas një marrëdhënie që nuk arriti të funksiononte. Redaksia e Who ka bërë një përmbledhje, duke uruar që vitin e ardhshëm të dëgjojmë vetëm lajme të gëzueshme për VIP-at tanë të dashur.
Soni Malaj – Këngëtarja energjike e skenës shqiptare, Soni Malaj, prej disa kohësh jeton e lumtur në një marrëdhënie serioze me një djalë biznesmen nga Tirana, i cili quhet Klevi. Këngëtarja i dha fund martesës me babain e vajzës së saj, Mirkon pasi marrëdhënia e tyre nuk po shkonte si duhej dhe vetëm gjatë këtij viti bëri publike lidhjen e saj me Klevin.
Majk- I përfolur shumë për jetën e tij private, reperi nga Kosova Majk disa kohë më parë u lidh me një vajzë e zgjodhën që lidhjen e tyre ta bëjnë publike. Por vetëm pak ditë më vonë ata u ndanë në një mënyrë jo shumë paqësore. Kjo ndarje pasoi me thashetheme se ish- e dashura e Majk ishte shtatzënë me reperin.
Tuna – Këngëtarja shumë e dashur vetëm në fund të këtij viti rrëfeu publikisht tek ’E diela Shqiptare’ se është në një pritje të ëmbël. Ajo është e lumtur përkrah Patris Berishës dhe shumë shpejt do të bëhen prindër të një vogëlushi.
Viola Spiro- E përfolur për lidhjen e saj me Arjon Muçën dhe Bekim Balajn, Viola Spiro gjatë këtij viti u përfshi në një marrëdhënie tjetër me një djalë të panjohur për publikun. Prej disa muajsh ajo po shijon lidhjen e saj, duke shëtitur në vende të ndryshme.
Elita Rudi – Moderatorja kosovare gjatë këtij viti i dha fund lidhjes së saj me futbollistin e kombëtares, Bekim Balaj. Më pas, Elita Rudi u kap mat me të dashurin e ri, reperin Gjiko. Këtë lidhje dyshja e njohur e konfirmoi vetë me anë të disa fotove të njëjta të publikuara në ‘Snapchat’.
Tedi Ngjela- Fillimi i 2016 ishte shumë i bukur për Tedi Ngjelën dhe partneren e tij, Era Xhabafti, të cilët konfirmuan të gjitha thashethemet për lidhjen e tyre e dolën hapur, duke treguar se ishin shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Lumturia do të shtohej në muajt e fundit të vitit sepse ata u bekuan me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.
Angela Martini- Fotot dhe videot tregojnë qartë se modelja super seksi, Anxhela Martini është tejet e lumtur me të dashurin e saj, multimiliarderin, Dragos Savulescu. Lidhja që u bë publike gjatë këtij viti duket se ka gjasa të përfundojë në hapa të tjerë seriozë, duke parë dashurinë që çifti ka për njëri-tjetrin.
Çiljeta- Këngëtarja seksi, e lakmuar nga të gjithë meshkujt, prej disa muajsh është e përshirë në një marrëdhënie sentimentale me portierin e Partizanit dhe të kombëtares shqiptare, Alban Hoxha. Çiljeta dhe Albani u munduan që dashurinë e tyre ta mbajnë larg syrit të medias, por dy personazhe shumë të dashur nuk mund t’i shpëtojnë dot kamerave.
Suela Kalaja & Saimir Çili- Fundi i këtij viti do t’i trondiste të gjithë me deklarat e Saimir Çilit se ishte dhunuar nga partnerja e tij e jetës, këngëtarja Suela Kalaja. Madje këngëtari arriti deri aty sa të kërkonte urdhër mbrojtjeje. Një fundvit jo i mirë për çiftin e njohur që i gjeti të divorcuar.
Blero – Pasi i dha fund martesës me ish-bashkëshorten e tij, Blero u dashurua me një vajzë shumë simpatike, Afronën. Të dy janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit, teksa kohët e fundit Afrona po përflitet për një shtatzëni të mundshme.
Era Istrefi – Një vit plot surpriza ai i Era Istrefit. Përveçse numëron shumë suksese, duke u bërë shumë e njohur në arenën ndërkombëtare dhe kënga ‘BonBon’ u kthye në një hit të vërtetë, për Erën duket se çdo gjë po shkon shumë mirë edhe në jetën private. Ajo është e lidhur me menaxherin e saj, Faton Shoshi dhe shkojnë kudo së bashku.
Zaimina Vasjari- Bukuroshja Zajmina Vasjari gjatë këtij viti i ka dhënë fund lidhjes së saj me një biznesmen, i cili nuk është një personazh publik. Çifti ishte në një marrëdhënie prej disa vitesh. Tashmë Zaimina i është përkushtuar biznesit të saj personal.
Ledri Vula- Reperi shumë i dashur për shqiptarët, por edhe tepër i pëlqyer nga femrat, i zhgënjeu të gjitha teksa bëri publike lidhjen e tij serioze me vajzën e ish-kryeprokurorit të përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Ai dhe Adela dolën publikisht gjatë këtij viti, teksa bukuroshja e shoqëronte reperin në çdo koncert. Por përsëri 2016 do të ishte fundi i marrëdhënies së tyre. Ledri e pranoi pothuajse hapur që ata tashmë i kishin dhënë fund lidhjes dhe fliste me shumë vlerësim për Adelën.
Kristela Gjoka- E njohim Kristelën si një nga vajzat e bukura të ekranit ndonëse kulmi i famës së saj arriti pas një historie jo të mirë personale. Kristela Gjoka është nusja që pati martesën më jetëshkurtër në historinë e showbiz-it shqiptar. Besojmë se e dini që ajo u martua për pak ditë me reperin Noga, martesë kjo e cila përfundoi në divorc sa hap e mbyll sytë. Më pas fundi i kësaj marrëdhënie u shoqërua me shumë akuza nga Noga në drejtim të Kristelës për një abort të mundshëm të saj.