Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn! 28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rregullat bazë të verës së kuqe që çdo vajzë moderne duhet t’i dijë

22/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rregullat bazë të verës së kuqe që çdo vajzë moderne duhet t’i dijë

Vera është një nga pijet më të dashura, por pak dinë të orientohen para listës me verëra apo cila prej tyre shkon me ushqimin që do shërbejnë, apo do porosisin. Është pyetur specialisti i verërave dhe prodhuesi i tyre në Napa Valley’s Round Pond Estate, Muiris Griffin, për të shpjeguar cilat varietete kënaqin më shumë njerëzit dhe ushqimet me të cilat shkojnë, shkruan “Class”. Fiksoji këto rregulla bazë dhe do të dish si të zgjedhësh.





Varietet që u pëlqejnë më shumë njerëzve

“Absolutisht varietetet Bordeaux: Malbec, Petit Verdot, Cabernet Franc, Merlot dhe Cabernet Sauvignon. Ne i përdorim të gjitha në Round Pond, disa zgjedhin vetëm një për të shfaqur karakteristikat individuale të atij rrushi, por ne gjithashtu bëjmë përzierje të ndryshme të verërave të ndryshme që janë shumë të shijshme. Proprietary Red përmban vetitë e përzierjes, që i jep pak më shumë klompleksitet dhe shfaq aromat e ndryshme të secilës.”


Malbec

“Malbec mund të jetë pak më rustikane dhe rrudhëse dhe kombinohet me ushqim.”

Kombinohet me mish pate, qengji ose fazani.

Petit Verdot

“Petit Verdot është e plotë dhe e errët, duke u dhënë përbërje dhe ngjyrë përzierjeve. Në disa zona, Petit Verdot mund të ketë një aromë të fortë, por në disa të tjera ka një karakter të purpurt frutor.”

Kombinohet me biftek viçi.

Cabernet Franc

“Cabernet Franc është e vështirë për t’u zgjedhur. E di që ke Cabernet Franc-un e duhur kur ka shumë  nuanca shijeje barërash të freskët dhe pikante dhe aroma lulesh.”

Kombinohet me sallatë me pulë të pjekur!

Merlot

“Merlot është më e buta dhe më elegantja e të gjithave, me një strukturë të plotë dhe fleksibile dhe aroma dhe shije frutash të kuqe.”

Kombinohet me ushqime të pasura festash, me salcë mjedrash të kuqe.

Cabernet Sauvignon

“Cabernet Sauvignon është mbreti i llojeve të rrushit. Me shumë kompleksitet dhe dendësi, një Cabernet i mirë mund të ketë elegancën e Merlotit, por me një mori aromash dhe shijesh: fruta me ngjyrë të errët, nota toke, nota pikante dhe një strukturë që mbetet për disa minuta pas çdo shijimi. Është edhe më e shijshme nëse rrushi rritet në tokë shkëmbore. Ajo ka taninë, që ngop qiellzën, por rrëshqet dhe përhapet shumë bukur, për një mbyllje të shijes të gjatë dhe të fuqishme, që vazhdon.”

Kombinohet me fileto me salcë me piper të zi.

Tags: vajzatVera
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Next Post
Zayn i propozon Gigi-t për martesë, ajo i përgjigjet kështu…

Zayn i propozon Gigi-t për martesë, ajo i përgjigjet kështu...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera