Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, ka shkuar te restoranti i saj i preferuar “Sexy Fish” në Londër me miqtë e saj pas performancës në një mbrëmje bamirëse.
Këngëtarja në këtë restorant ka nisur festimet për ditëlindjen e saj të 25-të, ndërsa mes miqve ishte edhe kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton.
Rita ka veshur një palë pantallona dhe xhaketë të zezë ndërsa flokët e gjatë i ka lëshuar dhe grimin e ka bërë mjaft të rëndë, madje duke vendosur gurë në qepalla të syve.
Edhe vetë Rita është ankuar se ajo nuk mund t’i hapte sytë, sidomos nga fundi i mbrëmjes.