Edhe pse me një axhendë të ngarkuar, Sara Khan e njohur si Sadna do e festojë Krishtlindjen dhe Vitin e ri pranë familjes së saj. Këtë e ka bërë të ditur vetë aktorja me videot e saj në Snapchat ku shfaqet shumë e lumtur që ndodhet në shtëpinë e saj. Në video shfaqet aktorja teksa zbukuron pemën bashkë me motrën e saj të vogël. Ajo madje është e gëzuar edhe për dhuratat poshtë pemës. Sara këtë vit ka qënë shumë e ngarkuar me serialet ku ka marrë pjesë dhe sigurisht ndihet e lumtur që po e kalon Krishtlindjen dhe Vitin e Ri pranë familjes.