Qumështi është një produkt i cili përmban shumë vitamina dhe minerale të cilat janë shumë të efektshme për lëkurën e kokës. Së pari, lani flokët me shampo mirëpo mos përdorni ndonjë zbutës për flokët. Më pas, largoni ujin nga flokët dhe lërini ato vetëm pak të lagura. Spërkatni flokët me qumësht dhe krihni flokët me krehër që ka dhëmbë të gjerë. Bëni masazh skalpit të kokës për disa minuta ndërkaq qumështin lëreni të qëndrojë në kokë për 30 minuta. Pastroni flokët më pas dhe përdorni zbutës për flokë.