Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën! 12/12/2025
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle! 12/12/2025
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it 11/12/2025
Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment!  11/12/2025
Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat 11/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vajza e Albërie Hadërgjonaj organizon një event bamirësie që do të ndryshojë jetën e shumë familjeve në nevojë

24/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Vajza e Albërie Hadërgjonaj organizon një event bamirësie që do të ndryshojë jetën e shumë familjeve në nevojë

Festat janë padyshim momenti i duhur për të dhuruar. Në fund, ky është misioni i tyre. Të dhurojmë një buzëqeshje, dashuri, por mbi të gjitha të dhurojmë për ata të cilët kanë më shumë nevojë. Një event i ri pritet të mbahet në Tiranë, më datë 27 dhjetor, në ambientet e “The Plaza”.





Agnesa Hadërgjonaj është një nga organizatoret e eventit të bamirësisë, që do të ndryshojë jetën për shumë familje në nevojë. Kauza është një: më shumë ndihmë dhe mundësi për familjet në nevojë. Agnesa Hadërgjonaj, Ketrina Jarazi, Armando Metani dhe Fatjola Lubonja janë katër personazhet që janë bërë bashkë për të sjellë këtë event kaq special në llojin e vet dhe duket se ia kanë dalë.

Në komunikimin e saj me suplementin “Bluetooth” të Gazeta Shqiptare, Agnesa rrëfen sesi u krijua ky event dhe çfarë do të sjellë. “Misioni ynë ishte të ishim më pranë atyre që realisht kanë nevojë. Ideja e këtij eventi ishte shumë spontan, por mesazhi ishte i fortë dhe i qartë. Kemi marrë përsipër tre fëmijë të sëmurë me tumor. Të tre ata do të dërgohen në Turqi, tek klinikat më të mira për kurim.


Nga ana tjetër kemi përzgjedhur pesë familje në nevojë për t’i ndihmuar me pajisje elektroshtëpiake dhe ushqime për gjashtë muaj. Theksoj që dy prej këtyre familjeve do t’u rikonstruktohet edhe shtëpitë, pasi ishin në gjendje të mjerueshme.

Në fund, por jo më pak e rëndësishme, është edhe mundësimi i artikujve shkollorë për 30 fëmijë të komunitetit rom. Natyrisht që kemi pasur mbështetjen e sponsorëve tanë, ‘Conad’, ‘Pro Travel’, ‘Sigal’, ‘Sagema’, ‘Spitali Amerikan’, ‘Fondi Besa’, ‘Metani Group’, ‘Vila Alehandro’, ‘Agna Group, E& B Consultancy’, ‘Chelsea Indipendent College’, “Brooke House College England”, ‘Les Roches’, ‘Cartolandia’, ‘Porcelanosa’”, është shprehur organizatorja e eventit.

E kur bëhet fjalë për një event bamirësie, artistët nuk kanë si mungojnë. Më 27 dhjetor Ermal Mamaqi, Olen Çezari, Albërie Hadërgjonaj, Beatrix Ramosaj, Alban Ramosaj, Kejsi Tola do të mbështesin këtë eveniment të rëndësishëm.

Ndodh rrallë që moshat e reja të shpenzojnë energji në evente bamirësie, ndaj një nismë e tillë nuk ka kaluar pa vëmendje. Vetë Agnesa shprehet se kjo kauzë i ka bashkuar të katërt më të sigurt se kurrë, me shpresën se shumë bashkëmoshatarë të tyre do t’i bashkëngjiten në misionin për të qenë më solidarë, sidomos në prag festash.

Duket se filozofinë e bamirësisë Agnesa e ka të skalitur më shumë sesa thjesht në memorie. Mesazhin drejtuar rinisë shqiptare, ajo e sjell nëpërmjet shprehjes së Nënë Terezës, inspirueses së saj. “Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”, përfundon Agnesa Hadërgjonaj./Gsh

screenshot_41482570313

Tags: agnesa hadergjonajbamiresi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!
Breaking News

Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!

12/12/2025
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!
Breaking News

Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!

12/12/2025
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it
Breaking News

Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it

11/12/2025
Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment! 
Breaking News

Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment! 

11/12/2025
Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat
Breaking News

Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat

11/12/2025
Gruaja serbe publikon foton e radhës: Cila është marrdhënia e saj me banorin e BBVK?
Breaking News

Gruaja serbe publikon foton e radhës: Cila është marrdhënia e saj me banorin e BBVK?

11/12/2025
Next Post
Përdorni qumësht për të drejtuar flokët

Përdorni qumësht për të drejtuar flokët








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera