Prej kohësh Albina Kelmendi kishte lajmëruar përmes llogarisë së saj të Instagramit se po punonte për projektin e saj të ri muzikor dhe duket se momenti i shumëpritur ka mbërritur.
“Endrrën mos ma merr”, titullohet kënga e ish-pjesëmarrëses së “The Voice Of Albania”, e cila është publikuar ditën e djeshme.
Teksti dhe muzika është punuar nga Besim Bonjaku ndërsa përsa i përket orkestrimit mban vulën e Florent Boshnjakut.
Kënga e Albinës është një formë revolte për gjendjen aktuale të rinisë në vend.
/TopAlbaniaRadio