Historia ka treguar se presidentët e Francës ndër vite kanë qenë në qendër të vëmendjes për marëdhëniet e tyre të shumta me femrat. Për këtë arsye një kanal francez si për ti dhënë më shumë dritë këtyre historive ka realizuar një dokumentar që bën një retrospektivë rreth marëdhënieve të të gjithë Kryetarëve të Shteteve në Francë me gratë dhe të dashurat e tyre jo zyrtare.
Gjithashtu në dokumentar do të prezantohet edhe mënyra se si shtypi francez i ka trajtuar ndër vite marëdhëniet private të Drejtuesve, evoluimi i rolit të Zonjave të Para, etj. Kujtojmë se vetëm në vitin 2014 shtypi francez zbuloi lidhjen e Presidentit Hollande me aktoren Julie Gayet e cila bëri një bujë të madhe në të gjithë botën. Krahas skandaleve dhe zbulimeve të jetës private të politikanëve francezë, dokumentari ka për qëllim të bëjë edhe një analizë rreth kontekstit social duke bërë një paralelizëm midis jetës private të çifteve më të fuqishme dhe vetë francezëve.
Dokumentari do të shfaqet në një kanal prestigjoz francez dhe që tashmë kanë nisur polemikat.