Një urim për Krishtlindje sapo ka ardhur edhe nga shtëpia e gazetares së suksesshme Rudina Xhunga, ku ajo jeton me bashkëshortin dhe të bijën. Më saktë nga pjesa më e bukur dhe e ngrohtë e shtëpisë, oxhaku. Drejtuesja e emisionit “Dritare” në Vizion Plus ka treguar atmosferën festive në familjen e saj. Ajo që bie më shumë në sy është fotografia e vajzës Alana mbi oxhakun me zjarr. “Duke pritur darkën e vigjiljes së Krishtlindjeve. Gëzuar!”, ka shkruar Xhunga.