Modelja nga Kosova e cila ka provuar edhe këngën Morena Taraku, tanimë po merr vëmendje edhe përtej kufijve. Por jo shumë larg, madje goxha afër. Në Maqedoni ajo është bërë e famshme për hiret e saj. Gazetat e Shkupit kanë shkruar artikuj për të duke e vlerësuar maksimalisht. Ata e kanë quajtur si një nga femrat më të bukura të Ballkanit dhe një modele e këngëtare shumë e zonja.