Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

26/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 68- vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër, aktori i njohur Bujar Lako. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 8:30.





Jetëshkrimi

Bujar Lako lindi në Tiranë më vitin 1948. Është një aktor i mirënjohur shqiptar.


Karrierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” i G. Erebarës dhe “Përballimi” i V. Gjikës. Pas kësaj ai realizon një sere figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: “Gjeneral gramafoni” V. Gjika, “Udha e shkronjave” V. Prifti, “Ballë per ballë” K. Çashku, P. Milkani, “Kthimi i ushtrisë se vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime” Dh. Anagnosti, “Amiko” Cizia Zyke, produksion francez.

Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: “Vizita e inspektorit” Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati” E. Robles (P. Mani), “Vdekja e një komisioneri” A. Miler (F. Haxhiraj), “Vdekja e Dantonit” Byhner (V. Milçin), “Ditë vere” Mrozhek, (B. Lako), “Ariu” Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin “Varrtarët” .

Në vitin 1975 është nderuar me çmimin e veçantë per filmin “Përballimi”. Në vitin 1979 çmimin e veçantë për filmin “Ballë për ballë”. Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit për rolin e Halit i Beratit në filmin “Gjeneral gramafoni“. Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se parë, për filmat “Gjeneral gramafoni” dhe “Ballë për ballë”. Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin “Naim Frashëri” klasi i parë, për interpretim në teatër. Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë për interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin “Kthimi i ushtrisë se vdekur“.

Në vitin 1985 fitoi titullin “Artist i Merituar” Në vitin 2005 ka marrë “Palmën e artë” si aktori më i mirë i Festivalit në edicionin e 29 “Cairo International Film Festival” me filmin “Megic Eye” të regjisorit Kujtim Çashku. Ky është çmimi më i madh i marrë nga një aktor Shqiptar në një festival të kategorisë A.

Në vitin 2013 iu dha titulli “Nder i Kombit” nga Presidenti i republikës./tvklan.al
Filmat ku ka luajtur Bujar Lako

Syri magjik – (2005) Petro

Lule të kuqe, lule të zeza – (2003).

Kthimi i ushtrisë së vdekur – (1989) Gjenerali Italian

Binarët – (1987)

Telefoni i një mëngjesi – (1987) Drejtori i fermës

Vrasje ne gjueti – (1987)

Gabimi (1986)

Gurët e shtëpisë sime – (1985) Tenente Moruçi

Vendimi – (1984) Këshilltari

Dora e ngrohtë – (1983) Spahiu

Nëntori i dytë – (1982) Luigj Gurakuqi

Ballë për ballë – (1979) Komandanti shqiptar, Mujo Bermema

Gjeneral gramafoni – (1978) Halit Berati

Udha e shkronjave – (1978) (TV)Tunxhi

Përballimi – (1976) Shoku Martin

Në fillim të verës – (1975)

Tags: bujar lakovdekje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!
Breaking News

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!

01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Next Post
FOTO/ 40-vjetori i Anila Bashës, festë me familjen dhe miqtë. Mungon…

FOTO/ 40-vjetori i Anila Bashës, festë me familjen dhe miqtë. Mungon...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera