Me rastin e pesë vjetorit të klinikës, klientë, miq, dhe personazhe të njohur nga bota e showbiz-it u mblodhen për të festuar së bashku në emër të së bukurës. Klinika Vivia prej 5 vitesh ofron shërbime dermoestetike, me mjekë të specializuar, pajisje inovative, dhe metodat e teknikat më të fundit në fushën e estetikës jokirurgjikale, duke promovuar një bukuri më natyrale. Të ftuarit kanë parakaluar mbi tapetin e argjendtë duke u fotografuar para banerit ngjyrë rozë, ngjyra keto karakteristike që simbolizojnë vetë klinikën. Për këtë mbrëmje, organizatorët kishin rezervuar shumë surpriza për të ftuarit, të cilat ishin shkruar brenda fjongove të vendosura me shije në gotat e shampanjës.
[metaslider id=9054]